Vendoset flamuri shqiptar në kalanë e Ohrit, policia kërkon autorin

Një i ri rreth të 20-ve, dje në mesditë ka vendosur flamurin kombëtar të shqiptarëve në shtizën prej metali në kalanë e Ohrit, apo siç quhet ndryshe kështjella e Mbretit Samoil.

Rastin në fjalë e ka paraqitur në polici shitësi i biletave në kështjellë i cili edhe e kishte hequr flamurin nga shtiza. Sipas policisë autori i këtij veprimi pasi ka hetuar se është pikasur, është larguar në drejtim të lokalitetit arkeologjik Plaoshnik.

Nga SPB e Ohrit njoftojnë se po hetojnë rastin per kapjen e autorit të kësaj vepre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button