Sot do të mbahet seanca e parë konstituive e Këshillit të Sigurimit
Në Kabinetin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, sot në ora 17:00 do të mbahet seanca e parë konstituive e Këshillit të Sigurimit, njofton Portalb.mk.
Anëtarë të Këshillit janë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i parë i Mbrojtjes, Trajan Gocevski, profesori i UEJL-së, Veton Latifi dhe profesori UKM-së, Nenad Markoviq.