Ndodh edhe kjo gjatë verës në plazh (FOTO)
Një adoleshente botoi fotografitë e kurrizit të saj të djegur në mënyrë ekstreme, gjatë kohë kohës që ishte me pushime, transmeton Klan.
Maisie Squires, një 16-vjeçare nga Leeds, pësoi djegie në të gjithë shpinën e saj ndërkohë që ishte zhytyr me maskë në det, në një plazh në Kubë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, e reja kishte vënë krem mbrojtës, por vetëm 1 orë ishte e mjaftueshme që rrezet tropikale të piqnin lëkurën e saj.
E si për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, të nesërmen, Maisie iu desh që të udhëtonte për 9 orë me avion drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Fotografitë e botuara nga vetë adoleshentja në Facebook, tregojnë se flluskat ishin kaq të mëdha sa i dukeshin edhe poshtë bluzës.
Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 10 mijë herë në Facebook, dhe ka mijëra komente poshtë tij.