Është shuar zjarri në afërsi të pompës së benzinës në Katlanovë

Zjarri i cili shpërtheu mbrëmë, në afërsi të pompës së benzinës në Katlanovë, është shuar sot, rreth orës 6 të mëngjesit, njofton Portalb.mk.

Në shuarjen e zjarrit megjithëse dje njoftuan se janë duke punuar 7 vetura të zjarrfikësve, më vonë ai është rritur në 10. Krahas këtyre, në shuarjen e zjarrit ka ndihmuar edhe një veturë e rafinerisë “Okta”. Aktivisht, në shuarjen e zjarrit kanë punuar 22 zjarrfikës.

Siç njoftuan nga Brigada e Kundërzjarrit e Qytetit të Shkupit, gjatë mbrëmjes janë shuar edhe zjarre të tjera aktive në rajonin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button