Edukatorja fut 19 fëmijë në makinën e saj Clio (Foto)

Një edukatore e një kopshti në Afrikën e Jugut, u kap nga policia duke transportuar plot 19 fëmijë në makinën e saj Renault Clio.

Melanie Minnie u ndalua ndërsa po e çonte të gjithë klasën e saj me fëmijë nga mosha 4 deri në 6 vjeç deri në një fast- food në një qendër tregtare.

Oficerët e policisë thanë se mbetën të habitur kur panë se ajo kishte futur 6 fëmijë në bagazh, tre në sediljen e parë dhe të tjerët në sediljet e pasme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button