“Aman” kërkon ndryshimin e Ligjit për energjetikë

Shoqata cvile “Aman” ngriti nismë për ndryshimin për Ligjin për energjetikë dhe pret që deputetët të reagojnë në mënyrë përkatëse.

“Fillojmë procedurë ligjore për ndryshimin e Ligjit për energjetikë në të cilin presim që të gjenden propozimet tona, ndërsa deputetët të na mbështesin në të. Jemi në fazë të mbledhjes së 100 nënshkrimeve për të filluar procedurën për mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve të qytetarëve me të cilat nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të kërkojmë ndryshimin e ligjit”, deklaroi Zorica Dimovska.

“Aman” sot sërish u bëri thirrje sindikatave që t’ju bashkangjiten protestave për t’i mbrojtur të drejtat e punonjësve të cilët nuk mund t’i paguajnë llogaritë për energjetikë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button