Qeveria merr borxh 250 milionë euro

Hua prej 250 milionë euro do të merr Maqedonia vitin e ardhshëm, ndërsa paratë do të shpenzohen për të gjitha nevojat buxhetore, deklaroi për “Kapital”, në Tokio, ministri i Financave, Zoran Stavrevski.

“Vitin e ardhshëm do t’i kemi në disponim rreth 250 milionë euro, një pjesë nga Banka Botërore, ndërsa për pjesën tjetër ky institucion ndërkombëtar financiar do të garantojë tek bankat komerciale për të fituar kushte më të mira për huamarrje. Paratë do t’i shfrytëzojmë për financimin e të gjitha nevojave buxhetore për vitin e ardhshëm”, deklaroi Stavrevski pas takimeve me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së në Tokio.

Ministri i Financave konfirmoi se tashmë po bëhet gati buxheti i vitit të ardhshëm dhe se në të një pjesë të madhe do të përfshijnë investime kapitale, gjegjësisht projekte infrasttrukturore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button