100 vjetorin e pavarësisë, (s)e festojmë tek Sheshi Skenderbeu!

Punimet rreth projektit të Komunës Çair, Sheshi i madh Skenderbeu vazhdojnë.

Ashtu siç është paraparë, faza e parë e projektit do të përfundojë ditën e flamurit, me 28 nëntor, kur edhe gjitha trojet shqiptare festojnë 100 vjetorin e ekzistitimit të shtetit shqiptarë.
Por, faza a parë nuk do të thotë edhe përfundim i tërësisshëm i projektit.

“Në terren punohet për fazën e parë të Sheshit Skenderbeu. Për momentin hidhet pllaka e betonit, kështu që e kemi paraparë që deri më 28 nëntor, të përfundojnë gjithë punimet tek faza e parë e Sheshit Skenderbeu” tha Xhengiz Hani, nga sektori për urbanizëm i Komunës Çair.

Hani paralajmëroi se pas përfundimit të fazës së parë menjehëre do të nisin procedurat e dokumenteve për fazën e dytë.

Ndryshe, sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup është paraparë të ketë 28.674 metra katrore dhe do të jetë sheshi më i madh në kryeqytet, më i madh edhe se ai qendror ‘Maqedonia’ që ka afro 24 mijë metra katrorë.

Sheshi do të ndërtohet në tre faza dhe gjithsej do të kushtoj afro 10 milion euro, sipas planit fillestar.

 Faza e parë  e cila është në realizim e sipër, do të kushtoj 2.8 milion euro dhe ajo përfshin rekonstruimin e dyçaneve në afërsi të përmendores së heroi kombëtarë, pasi mbi të njëjtat do të ndërtohet një plaformë e gjërë e cila përfundon me shkallë pranë përmenendores.

Në fazën e dytë është paraparë mbulimi i rrugës para urës hyrëse në Çarshi, dhe faza e tretë parasheh ndërtimin e parkingut nëntokësorë.

Sheshi Skënderbej do të shtrihet nga Çarshia e vjetër deri te godina e Operas dhe Baletit, ndërsa bën pjesë në territoret e komunave Çair dhe Qendër.  
Projekti sheshi Skënderbej nga niveli komunal ka kaluar në nivel qendror dhe është projekt edhe i qeverisë.

Gurthemeli për ndërtimin e sheshit u vendos më 17 janar të këtij viti, me rastin e  544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, emrin e të cilit e mban ky shesh,  nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ndërsa i pranishëm në eveniment ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button