Mos përdorni Facebook-un pas ndarjes, ja pse!

Një studim i Tara Marshall e Brunel University of England, tregon se si pas përfundimit të një lidhje, përdorimi i Facebook për të kontrolluar partnerin ju ndalon të ecni përpara, pasi e mbani mendjen për një ribashkim.
 
Studimi në fjalë përfshiu rreth 450 persona dhe pjesa më e madhe e tyre ishin student në kolegj. Të anketuarve iu kërkua të tregojnë se si shkoi marrëdhënia me ish-partnerin, sa herë kontrollonin profilin e tij të Facebook dhe çfarë ndjenin. Doktoresha Marshall bëri disa pyetje për të vlerësuar vuajtjen lidhur me prishjen e raportit.
 
Si rezultat u vu re se ata që kontrollonin më shpesh partnerin në Facebook, provojnë më shumë ndjenja stresi negativ, xhelozi dhe inat.
 
Me pak fjalë këta persona qëndronin të lidhur me të shkuarën, duke u demonstruar të pazotë dhe me vështirësi të shumta për të kapërcyer dhimbjen e historisë së dashurisë.
 
Është më mirë t’i fshijmë nga miqtë e Facebook? Doktoresha thotë jo.
 
Një tjetër rezultat interesant ishte lidhur me ata që fshinin nga miqtë në Facebook ish-partnerët e tyre, ku thuhet se stresi kishte arritur nivele tejet negative. Kështu që zgjidhja më e mirë që sugjerohet është mbajtja e një lidhje të dobët me ish-partnerin, duke shmangur impulsin për të kontrolluar, apo dëshirën për të harruar.
 
Për rrjedhojë një person u cili fiksohet pas kontrollit në Facebook, do ta ketë të vështirë të shkëputet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button