“Kalliri i Mirësisë” ndan 60 bursa për studentë

Organizata humanitare “Kalliri i mirësisë” ndau sot 60 bursa për nxënës dhe studentë.  Bëhet fjalë për të rinj jetimë të cilët vazhdimisht ndihmohen nga kjo organizatë me qëllim zbutjen sado pak të gjendjes së tyre ekonomike, dhe ofrimin e shansit për vazhdimin e studimeve.

Kryetari i organizatës Rufat Sherifi tha se këtë vit numri i bursave është rritur me 20. 

“Për një nxënës  shkollar të mesëm dhe për një student sadopak do të ketë mundësi që t’ja lehtëson vijimin e mësimeve ngase për nxënës në shkolla të mesme ne kemi siguruar një shumë prej 1450 denarë në muaj kurse për studentë të cilët vijojnë mësimet në universitete të ndryshme kemi siguruara një shumë prej 2900 denarë të cilat do ti jepen për një periudhë 10 mujorshe, e njëjta vlen edhe për nxënësit”, tha Rufat Sherifi, kryetar i O.H “Kalliri i mirësisë”.

 
Nxënësit dhe studentët që fituan këto bursa u shprehën të kënaqur nga ndihma, duke premtuar suksese në studime. 

“Mendoj që do të na ndihmon edhe pse nuk i kemi harxhimet aq të mëdha se e kemi fakultetin afër mirëpo për harxhimet tona si studentë shpresoj se do të na ndihmojë”, tha një bursiste.

 “Jam studentë në vitin e parë në Fakultetin “Ballkan”, jam shumë e falënderuar  nga kjo bursë që na ofron “Kalliri i Mirësisë”, megjithatë na mbulon shumë disa harxhime që ne i kemi si studentë. Derisa isha nxënëse deri në vitin e katërt po ashtu kisha ndihmë muaj për muaj nga kjo shoqatë dhe jam shumë e falënderuar inshalla Zoti do ti shpërblej”, tha një tjetër bursiste.
Projekti i shpërndarjes të bursave për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, i quajtur “Më ndihmo të ndërtojë ardhmërinë time”, financohet nga donatorë të vendit dhe të huaj. /Alsat

Lajme të ngjashme

Back to top button