Shkupi nesër pa energji elektrike

Qendra regjionale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, njofton se nesër (e premte) pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Shuto Orizare, Gazi Babë, Qendër, Çuçer Sandevë dhe Karposh.

Në periudhën kohore prej orës 8 deri më orën 9, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugës Vashingtonska, Vinicki Cërnook në Komunën e Shuto Orizarë.

Banorët e fshatit Inxhikovë, pa energji elektrike do mbeten nga ora 8 e 30 deri në orën 13:00, ndërsa në periudhën prej orës 9 deri në orën 13 pa furnizim me energji elektrike mbeten banorët e rrugëve Sasa, Jabllanica, 1440 dhe Boris Trajkovski të Komunës Kisella Vodë.

Pjesë të Komunës Qendër pa energji elektrike do jenë prej orës 9 deri në orën 15:30 minuta.
Gjithashtu në të njëjtën periudhë do të thotë nga ora 9-15:30 pa energji elektrike mbeten fshatrat Tanushë dhe Malinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button