Nëna e marinsit të vrarë akuzon Romneyn

Mamaja e një shtetasi amerikan të vrarë muajin e kaluar në sulmin ndaj konsullatës amerikane në Libi ka deklaruar se vdekja e të birit është përdorur nga Mitt Romney në fushatën e tij për qëllime politike. 

Kandidati republikan për president gjatë takimeve elektorale ka folur për takimin e disa viteve më parë mes tij dhe ish-anëtarit të njësisë Navy Seal, Glen Doherty. 

Stafi elektoral i zotit Romney ka reaguar duke thënë se kandidati do të plotësojë kërkesën e zonjës Barbara Doherty dhe nuk do të përmendë më emrin e të birit. 

Sulmi ndaj konsullatës amerikane në Bengazi më 11 shtator është kthyer në një çështje politike në prag 
Zgjedhjet ne SHBA

Doherty u vra në sulmin në fjalë ku mbetën të vdekur edhe ambasadori Christopher Stevens dhe dy zyrtarë të tjerë të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara. 

“Unë nuk i besoj Romneyt. Ai nuk duhet ta bëjë vdekjen e djalit tim pjesë të axhendës së tij politike. Është e gabuar të përdorësh këta njerëz të guximshëm për të degraduar Barack Obamën”, ka thënë zonja Doherty. 

Gjatë një fushate të zhvilluar të martën në Ajoua, zoti Romney tha se, në vend që të largohej nga rreziku gjatë sulmit ndaj konsullatës në Bengazi, marinsi Glen Doherty ishte përballur me të. 

Kandidati përdori gjithashtu një anekdodë si metaforë për atë që republikanët duhet të bëjnë për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button