Ambasada amerikane: Kuvendi mori vendim të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konsideruar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të shpërndarë legjislaturën e gjashtë përbën hap të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re, shkruan REL.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka thënë se “një fushatë, në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedime me Serbinë, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, do të siguronin se Kosova nuk humb më shumë kohë në ndërtimin e një baze për të ardhmen”.