BDI: RDK të përgjigjet, pse votoi për mocionin e LSDM-së?

Vazhdojnë akuzat përmes mediave mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare, me kryetemë mocionin e 5 tetorit. Së fundi përmes një komunikate ka reaguar BDI.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje që argatët e LSDMsë të rreshtuar në partinë më të vogël shqiptare RDK, vijojnë ta kontaminojnë hapësirën publike me këmbëngulje të pakuptimtë që të vazhdojnë përçarjen e votës shqiptare.

Kryetari i partisë pa asnjë strukturë, Rufi Osmani dhe deputetët e tij mbetën pa u përgjigjur se pse votuan pro mocionit për votëbesim të Qeverisë i cili dënonte nderimin institucional dhe qeveritar të Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare në Sllupçan, dënonte riemërtimin e shkollave me emra të rilindasve shqiptar, dënonte avancimin e gjuhës shqipe, dënonte përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, dënonte intonimin e hymnit kombëtar shqiptar, amnestimin e ish ushtarëve të UÇKsë, etj.”  – thuhet në komunikatë për media.

Nga BDI publikisht pyesin RDK-në se pse votuan pro mocionit të LSDM-së, të cilin ata e quajnë antishqiptar.

“Nuk polemizojmë me RDKnë, por vetëm pyesim. Pse RDK ishte partia e vetme shqiptare që u rreshtua pas Lidhjes SocialDemokrate të Maqedonisë në përkrahje të mocionit kundër shqiptarëve?
Pse RDK publikisht premtoi mbështetje për LSDMnë, më pas gjatë seancës parlamentare kritikoi LSDMnë, dhe në fund përfundoi duke votuar pro mocionit antishqiptar të LSDMsë?” – qëndron në reagimin e BDI-së./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button