BDI: Ahmeti ishte i ftuar nga Erdogani

Bashkimi Demokratik për Integrim i është përgjigjur reagimit të djeshëm të Partisë Demokratike Shqiptare në lidhje me telegram urimin që kabineti i kryetarit të kësaj partie i kishte dërguar kryeministrit turk.

“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk arrin ta kuptojë reagimin e djeshëm të Partisë Demokratike Shqiptare ndaj urimit të Kryetarit Ahmeti për rizgjedhjen e z. Erdogan në krye të partisë së tij gjatë kongresit partiak” – qëndron në reagimin e BDI-së.
Ata potencojnë se Ali Ahmeti ishte i ftuar nga Erdogan, por për shkak të obligimeve ka dërguar përfaqësues të tjerë nga kjo parti.

“Kryetari Ali Ahmeti pranoi ftesën nga z. Rexhep Taip Erdogan për Kongresin e partisë AK të mbajtur në Ankara me 30 shtator 2012, por për arsye të angazhimeve të mëdha në vend dhe në pamundësi të marrë pjesë vet, dërgoi përfaqësuesit e vet, Sekretarin e Përgjithshëm, Abdylaqim Ademi dhe Nënkryetarin Izet Mexhiti. Të bashkangjitur po j’ua nisim ftesën e Z. Erdogan drejtuar Kryetarit Ali Ahmeti” – thuhet më tej në komunikatën e kësaj partie.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti në vazhdimësi ka ndërtuar partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe sukseset e arritura të Maqedonisë, i ndajmë me miqtë tanë ndërkombëtar. Mungesën e mbështetjes ndërkombëtarë dhe afirmimit të vet, PDSH-ja nuk duhet ta kërkojë në BDI, por në rradhët dhe veprimet e veta” – përfundon komunikata e BDI-së, duke e bashkangjitur edhe ftesën e Erdoganit drejtuar Ahmetit, një pjesë të së cilës do ta gjeni në foto poshtë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button