Zaev: Rroga mesatare është rritur për 4.1%
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut përsëri deklaroi se rroga mesatare vazhdon të rritet, duke saktësuar se brenda një viti rroga mesatare është rritur 4.1%, njofton Portalb.mk.
Përmes një infografiku, Zaev informon se rritja e rrogës mesatare ka lëvizur nga 24.203 denarë në qershorin e vitit të kaluar në 25.205 denarë në qershorin e këtij viti, që nënkupton 4.1%.
“Krahas rritjes së rrogave, paratë i kemi orientuar drejt qytetarëve përmes subvencioneve, kthimit të tatimit, uljes së tatimit për ngrohjen qendrore dhe mbështetjes financiare për hapjen e kompanive të reja. Qytetarët marrin më shumë mjete të lira për jetë më të mirë”, shkruan Zaev.
Rroga mesatare vazhdon të rritet, sipas tij, si rezultat i masave të marra nga Qeveria.