Komuna e Tetovës refuzon të veprojë, dy familjet në Tetovë pa zgjidhje

Komuna refuzon të veprojë në lidhje me rastin e familjes Shaipi nga Tetova që ankohet se një ndërtesë e ndërtuar nga personi Xhelal Sherifi, që ka shkelur parimet ligjore, ua ka zënë derën e shtëpisë. Nga ana tjetër, pronari i ndërtesës, Xhelal Sherifi ka refuzuar akuzat duke thënë se dera e tyre nuk ka qenë në atë vend kur është ndërtuar objekti. Nga Komuna thonë se derisa të sqarohen vendimet e gjykatave, ata nuk mund të bëjnë asgjë, transmeton Portalb.mk.

Pas vendimit nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë për prishje të mureve të objektit të Xhelal Sherifi për t’ua liruar derën familjes Shaipi, pas ankesës të Xhelal Sherifit, Gjykata e Shkallës së Dytë e ka hedhur poshtë vendimin e parë. Komuna thotë se derisa vendimet të sqarohen, ata nuk kanë të drejtë të bëjnë asgjë.

“Derisa te sqarohen vendimet e gjykatave, Komuna e Tetovës nuk ka të drejtë të bëhet palë në proces. Meqenëse Gjykata Administrative e shkallës së dytë e ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë, atëherë fatkeqësisht Komuna është e detyruar të veprojë komfor vendimit të gjykatës dhe instancave më të larta gjyqësore”, thonë nga Qendra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë Administrative në Shkup i ka dërguar shkresë Komunës së Tetovës, se marrja e lejes dhe parregullsitë tjera, janë të gjitha në kompetenca të komunës, dhe ajo duhet të reagojë. Të njëjtën familjes Shaipi ia ka konfirmuar edhe Inspektorati Shtetëror për ndërtimtari në Shkup.

Nga ana tjetër, Xhelal Sherifi hedh poshtë të gjitha akuzat, madje thotë se gjatë ndërtimit të objektit është tërhequr dhe ka lënë hapësirë për trotuar, dhe se madje është treguar “i mirë dhe i kuptueshëm dhe ia ka liruar derën fqinjit.”

Më shumë për rastin mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button