U mbajt forumi “E mira për biznesin, e mira për mjedisin jetësor”

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikmit Hapësinor Abdilaqim Ademi mbajti fjalim në hapjen e  forumit tematik “E mira për biznesin, e mira për mjedisin jetësor” që është pjesë e projektit “Mbështetja për realizimin e Agjendës nacionale për përgjegjësin shoqërore të ndërmarrjeve në Republikën e Maqedonisë ( PSHN në RM).

“Kur flasim për Përgjegjësin shoqërore të ndërmarrjeve flasim për sigurimin e një faktori të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm. Nga aspekti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor, përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve në realitet në mënyrë indirekte rrjedh nga zbatimi dhe respektimi i ligjeve, procedurave ligjore, dhe  marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare për mjedisin jetësor” – potencoi Ademi.

Në këtë forum u shqyrtua  korniza ligjore për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë dhe planet e UE-së për avancimin e të njëjtës, me një fokus në sektorin e biznesit, u diskutua për eko-etiketimin dhe u mundësuan promovime të ndërmarrsve të suksesshëm me një vizion për një biznes fitimprurës që e mbron mjedisin jetësor. U Shkëmbye  përvoja për këtë  se si dhe pse bizneset “e gjelbërta” mund të gjenerojë një fitim dhe si, përmes shembujve praktik, të informohen bizneset se qëndrueshmëria e mjedisit jetësor është një strategji e suksesshme afatgjate e biznesit.  

Këtë ngjarje e  organizuan Ministria e Ekonomisë në R.e Maqedonisë, Fondacioni Zhvillimor  Maqedonas  për Ndërmarrje, lidhja e Odave Ekonomike në Maqedoni dhe Shoqata Konekt në bashkëpunim me Qendrën e Gjelbërt Maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button