Pamja e re e Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger është ende një “tip i fortë” edhe pse tashmë në moshën 65-vjeçare. Aktori i filmave aksion ka postuar në Twitter fotot nga sheshxhirimi i filmit më të ri me emrin ‘Ten’ dhe pamja e tij është kërcënuese.

Me tatuazhe në qafë dhe në krahë, Schwarzenegger interpreton një anëtar të forcave speciale që kërcënohet nga kartelet e drogës. Filmi ka regjinë e David Ayer.

Në këtë film do të interpretojnë edhe Sam Worthington, Joe Manganiello, Malin Akerman, Josh Holloway, Terrence Howard dhe Mireille Enos.

Të enjten, Arnold Schwarzenegger postoi këtë foto duke e shoqëruar me përshkrimin: “Po ia kaloj shumë mirë duke punuar me David Ayer. Shikoni pak look-un tim të ri.”

Lajme të ngjashme

Back to top button