Më shumë se 3.000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut i kanë dërguar emrat e tyre për misionin “Mars 2020”

Gjithsej 3,322 persona nga Maqedonia e Veriut i kanë dërguar emrat e tyre deri te kompania hapësinore NASA për në misionin e saj në “Mars 2020”, për t’i dërguar emrat e tyre në planetin Mars.

Misioni do të jetë në vitin 2020,  ndërsa emrat e dërguar nga e gjithë bota do të vendosen në një mikroçip i cili do të montohet në roverin “Mars 2020”, njofton Novatv.

Nisja për në Mars do të bëhet nga korridori hapësinor “Cape Canaacles” në ShBA të  Floridas mes 17 korrikut dhe 5 gushtit të vitit të ardhshëm.

Aplikimet mund të dërgohen deri më 30 shtator të këtij viti.

Nga rajoni, emrat e tyre i kanë dërguar 21.799 persona nga Greqia, 8.525, nga Serbia 7.113 nga Bullgaria 7.051 nga Bosnja dhe Hercegovina 6.181 nga Kroacia 4.388 nga Shqipëria 2.920 nga Kosova 2.035 nga Sllovenia 2.920 dhe më së paku nga Mali i zi 850.

Më së shumti emra deri tani kanë dërguar banorët nga Turqia 2.510.603

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button