Blinin fëmijë nga Maqedonia për 1.000 euro, në Francë i shisnin për 10.000 euro

Shtatë anëtarë të një familje me prejardhje nga Ballkani janë arrestuar në qytetin francez Nansi pas hetimit disamujor lidhur me tregtinë e fëmijëve nga Ballkani, në mesin e të cilave edhe nga Maqedonia.

Sipas policisë franceze, siç shkruan gazeta “Le Parisien”, personat kanë blerë fëmijë nga Maqedonia dhe Kosova për një çmim prej 1.000 deri 1.500 euro, e më pas i shisnin në Francë për 10.000 euro.

Lidhur me rastin e njëjtë policia gjermane arrestoi disa anëtarë të familjes së njëjtë që kanë jetuar në Gjermani.

“Kjo familje është rrjet i organizuar kriminal për rishitje të fëmijëve vetëm për anëtarët e bashkësisë që jetojnë në Francë, Gjermani dhe Belgjikë”, deklaroi prokurori Grigori Vejl.

Policia ende heton nëse fëmijët janë shfrytëzuar për pedofili apo bëhet fjalë për tregti me skllevër. Gjatë aksionit janë gjetur dy vajza të moshës 10 vjeçare dhe në rrjedhë është marrja e tyre në pyetje. Gazeta nuk thekson se prej cilit vend janë këto vajza.

Tani për tani nuk ka informata sa fëmijë nga vendi dhe rajoni kanë qenë viktima të grupit kriminal. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button