Tiramisu e freskët me kos dhe reçel, gati në 15 minuta

Tiramisuja megjithëse nuk është një recetë e traditës shqiptare, është kthyer në një ndër ëmbëlsirat më të dashura. Shumë e shijshme për t’u ngrënë dhe shumë e lehtë në përgatitje kjo ëmbëlsirë do t’ju mrekullojë.

Megjithëse receta origjinale është me bazë kafeje dhe biskotash ka edhe disa mënyra të tjera mjaft interesante të përgatitjes së saj.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju tregon recetën e veçantë të tiramisusë me kos, biskota dhe reçel.

Ndiqeni si më poshtë hap pas hapi mënyrën e thjeshtë e të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit
350 gr kos

90 gr pana për ëmbëlsira

250 gr reçel (sipas dëshirës)

15-20 biskota (Savoiardi)

10 gr sheqer pluhur

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të filloni me përgatitjen e kremit.

Fillimisht rrihni panën për ëmbëlsira me anë të një rrahësi elektrik dhe më pas shtoni pak nga pak sheqerin pluhur.

Bëjeni këtë derisa të shikoni që pana dhe sheqeri kanë formuar një shtresë kremoze dhe kompakte.

Ndërkohë në një enë veçmas, hidhni kosin dhe mbi të shtoni pak nga pak panën që përgatitët më parë.

Përziejeni panën me kosin duke e lëvizur me lëvizje nga poshtë lartë derisa të jenë bashkuar mirë me njëra tjetrën.

Më pas zgjidhni një tavë mesatare ose 4 gota të thella dhe shtroni një ose dy lugë reçel dhe filloni ta mbushni tavën ose gotat me biskotat përkatëse.

Mund t’i vendosni njëra pas tjetrës në tavë duke formuar të paktën dy shtresa biskotash.

Nëse do të përdorni gota, kujdesuni që t’i ndani përgjysmë biskotat tuaja në mënyrë që të krijohen disa shtresa.

Pas biskotave shtoni me lugë edhe shtresën krmeoze të panës dhe kosit që përgatitët më parë.

Vazhdoni sërish të hidhni një shtresë tjetër reçel, biskota dhe krem.

Bëjeni këtë derisa biskotat dhe reçeli të mbarojnë, ruani pak krem për në fund në mënyrë që të mbuloni shtresën e sipërme të tiramisu-së.

Futeni të ftohet në frigorifer për të paktën një orë e më pas mund ta konsumoni të freskët.

Sipas dëshirës shtojini sipër ndonjë frut apo disa gjethe nenexhik për një shije akoma më të mirë./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button