Britney në prag të krizës emocionale

Britney Spears raportohet se është në prag të edhe një krize tjetër emocionale.
Këngëtarja dhe vlerësuesja e spektaklit X Factor duket se vuan nga një thyerje emocionale pasi ka mësuar se ish-i dashuri i saj, Justin Timberlake, dhe e fejuara e tij, Jessica Biel janë martuar.

“Britney është afër lëkundjes sërish. Ajo ka menduar me kokën e saj se mund ta fitojë Justin sërish dhe madje kishte filluar t’u thotë shoqeve se ajo e di se ai kërcënonte me martesë me Jessican vetëm për të joshur vëmendjen e saj”.

“Ajo dukej një femër e çmendur. Ajo shpërtheu nga zemërimi dhe filloi të bërtasë, ta godasë tavolinën dhe të hedhë gjithçka që mund të kapte me dorë. Pastaj përfundoi në dysheme me një varg lotësh”, ka thënë burimi për National Enquirer./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button