Willian ëndërron Interin

Superylli i Shakhtarit, Willian, ka ripërsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi ukrainas, duke thënë se atij i pëlqen Serie A dhe klubet si Interi dhe Milani.

 “Do të më pëlqente që të largohesha nga Shakhtari, puna ime këtu është mbaruar. Unë do të doja të luaja në ekip të madh në një garë të madhe. Më pëlqen Liga Premier dhe Serie A. Më pëlqejnë Chelsea dhe Milani, por e dua Interin”.

“Unë gjithmonë kam ndjekur Interin për shkak se idhujt e mi Ronaldo, Roberto Carlos dhe Ronaldinho për Milanin, luajtën në Serie A”, ka thënë Willian./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button