Kosovë, besimtarët myslimanë falën Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në gjithë Kosovën, mëngjesin e së premtes kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit. Manifestimi qendror është mbajtur në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.

Me rastin e faljes së Festës së Fitër-Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, iu është drejtua me një mesazh të gjithë besimtarëve myslimanë, duke u bërë apel të gjithëve që në këtë ditë festive ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Sot, në këtë ditë feste e gëzimi, thërras besimtarët që në zemrat e tyre të shndritë besimi më i sinqertë; që të jemi më solidar e tolerant; që të lënë urrejtjen dhe armiqësinë. Porosia e kësaj feste qëndron mbi parimet e bujarisë solidaritetit dhe sakrificës. Në këtë ditë të madhe, që simbolizon unitetin, barazinë, solidaritetin dhe sakrificën , i uroi të gjithë shqiptarëve festen e kurban bajramit”, pohoi myftiu Ternava, transmeton KP.

Pas faljes së namazit, besimtarët i uruan njëri tjetrit mirësi, paqe e dashuri për të gjithë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button