Një autogol perfekt i Panathinaikosit (VIDEO)

Xhiroja e tretë e Ligës së Evropës që u luajt sonte do të mbahet mend për një autogol antologjik të lojtarit të ekipit grek Seitaridis. 

Ai në minutën e 25-të të duelit kundër Lazios i dha ekipit të tij një gol të mrekullueshëm.  Gardiani i Panathinaikosit vrapoi drejt vijës anësore për ta larguar topin nga 16 metërshi i tij dhe këtë e bëri duke ia pasuar Seitaridisit. Por, ky në atë moment kishte harruar se kush ia ka pasuar topin andaj në mënyrë nonshalante e shutoi topin drejt portës së ekipit të tij, duke menduar se aty gjendet edhe gardiani. 

Por, të mos e përshkruajmë shumë, më së miri është që këtë autogol ta shikoni në videon e mëposhtme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button