Tottenham dhe Lazio me barazime (VIDEO)

Lazio nuk ka arritur të mbajë epërsinë në takimin ndaj grekëve të Panathinaikos, përderisa nga ana tjetër mezi u rikthye në lojë Tottenhami në udhëtimin e vështirë në Maribor të Sllovenisë.

Lazio ishte dominant në takimin ndaj Panathinaikos, ku në fund të sfidës u inkuadrua në lojë edhe Lorik Cana, por ky ndërrim nuk kishte efekt.

Fillimisht Seitaridis kaloi në epërsi mysafirët me një autogol (25’). Por, në fund të ndeshjes, në momentet e fundit, ishte Toche ai që realizoi për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Nga ana tjetër ishte Sigurdsson ai që i siguroi Tottenhamit barazimin ndaj Mariborit që shënoi me anë të Beric, me sfidën që përfundoi me rezultat 1-1.

Tottenhami me tri barazime mbetet në vendin e tretë me vetëm tri pikë, përderisai Maribori është në vendin e dytë me katër pikë, prapa Lazios që ka nën vendin e parë pesë pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button