91 dëmtime, 2 vjeçari vdes nga dhuna e të dashurit të nënës

Një foshnje gjeti vdekjen pasi pësoi 91 lëndime e plagosje nga duart e dhunshme të të dashurit të nënës së tij.

Rio Smedley vetëm 2 vjeç gjeti vdekjen nga grushtat dhe shqelmat e të dashurit të nënës së tij, 23 vjeçarit Daniel Rigby.

Mamaja Kirsty Smedley 24 vjeç, është gjithashtu në bankën e të akuzuarve pasi prokurorët pretendojnë se ajo nuk arriti të mbrojë djalin e saj.

Në seancën e fundit nga ana e gjykatës u tha se Rigby e kishte sulmuar gruan gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë, por se 24 vjeçarja e kishte tërhequr padinë dhe kishte vazhduar të jetonte me të.

 Gjykata e Manchesterit siç raporton noa.al deklaroi se Rio gjeti vdekjen nga dhuna e Daniel, ndërsa ky i fundit deklaroi se fëmija ra vetë nga shkallët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button