I dashuri i Dua Lipës bëri një gjest të bukur për shqiptarët

E pëlqeni ose jo të dashurin e ri të Dua Lipës, kjo gjë pak rëndësi ka. Lidhja e tyre duket në rrugë të drejtë pasi ajo shoqërohet kudo nga modeli i njohur. Madje edhe në “Sunny Hill” në Prishtinë, Hadid ishte pranë të dashurës së tij në çdo moment të festivalit, transmeton Revista Class.

Siç duket aq shumë i ka pëlqyer Kosova vëllait të motrave të famshme Bella dhe Gigi, sa ka vendosur të veshë një bluzë të zezë ku në kurriz ishte shqiponja dykrenare e flamurit shqiptar. Me siguri të gjithë ata që nuk e kanë pëlqyer shumë Anwar, tashmë kanë ndryshuar disi mendje…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button