Tetovë, festa e Bajramit shtëmbush rrugët me shitës

Festa e Kurban Bajramit si çdo vit po ashtu edhe këtë vit ka shtuar numrin e qytetarëve në tregjet e Tetovës.

Si zakonisht ëmbëlsirat dhe produktet për pregatitjen e ëmëbëlsirave  shiten më së shumti, qytetarët kishin dalë në treg për të blerë këto produkte , të cilët si zakonisht janë gjëra të domosdoshmë për të fëstuarë fetsën  e Bajramit, sipas shitësve  blerësit nuk kanë edhe aq shumë të holla për t’i blerë.

“Nuk mund të themi se kemi rritje të çmimve përveç arave të cilët kanë kushtuar 400 denarë për kilogram dhe tani jam 450 denarë , ndërsa artikujt tjerë nuk janë rritur ku në disa raste mundohemi që ti shërbejmë qytetarëve edhe  nëse nuk kemi asnjë fitim”.

Një situatë e njëjtë është edhe në rrugët e qytetit ku shitësit e rrugëve i kanë stërmbushur trotuarët pasi që sot është dita e tyre, sot ata e kanë fitimin dhe mundësitë për shitjen e artikujve të tyre që ndoshta e kanë pritur këtë ditë për të fituar më shumë se ditët tjera.

Situata e njëtë është edhe në tregun e imporovizuar të kafshëve, ku bagëtit e përshatshme për kurban janë në pikë të vëmendjes të qytearëve ku një kurban për një mysliam të devotshëm është obligim nëse ai ka mundësi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button