Edhe ndërmarrjet tjera publike në Ohër, do t’i ndërprejnë marrëveshjet me këshilltarin Nefi Useini

Pasi Ndërmarrja publike “Komunalja Ohër” i ndërpreu marrëveshjet me kompaninë e Nefi Useinit, anëtarin e Këshillit të komunës së Ohrit nga radhët e BDI-së, edhe ndërmarrjet tjera publike nga kjo komunë kanë qëndrime serioze për ndërprerjen e marrëveshjeve me këtë kompani, transmeton META.mk.

Pushteti lokal nuk ka ndonjë marrëveshje me kompaninë e këshilltarit Nefi Useini, ose me kompanitë e të afërmve të tij, deklaroi zëdhënësi i Komunës së Ohrit, Tomisllav Xhantoski. Por, kompania e këshilltarit ose e të afërmeve të tij morën pjesë në dy tenderë. Njëra për prishjen e ndërtimeve pa leje, prej nga doli kompania e afërt me këshilltarin, dhe tenderi për mbulimin e katër shkollave në Ohër, procedurë që akoma është në proces.

Pas vendimit të NP “Komunalja Ohër” që të prishen tre marrëveshje me kompaninë “NE-FI IK”Nefi Useinit, për shkak konfliktit të interesit, dhe pas rekomandimit të Komisionit shtetërorë për parandalimin e korrupsionit dhe mendimit që ajo dërgoi në Komunën e Ohrit – se komuna  nuk mund të futet në marrëdhënie biznesi me kompaninë te e cila pronar është anëtarin i Këshillit ose është pronë e të afërmeve të tij, duke se edhe ndërmarrjet tjera publike nga Ohrit do të bëjnë të njëjtën.

Jozyrtarisht, NP “Tregu i Qytetit” do të ndërpret marrëveshjen në vlerë prej 250.000 denarë për blerjen e materialeve ndërtimore, ashtu siç deklarojnë nga NP, nuk do të ndikojë në funksionimin e ndërmarrjes dhe realizimin e projektit, por duhet të fillohet me procedura të reja për blerjen e materialeve ndërtimore.

Njëjtë qëndron pezull në ajër edhe marrëveshja me NP “Ndërtimet e ulëta”, në vlerë mbi 900.000 denarë, për prishjen e së cilës është kërkuar mendimi i Komisionit antikorrupsion. Bëhet fjalë për marrëveshjen e prodhimit të plakave të bekatonit. Përkundër asaj se nga Antikorrupsioni nuk ka përgjigje, me siguri edhe ajo do të ndërpritet. Si do të ndikon ajo në punën e ndërmarrjes publike mbetet për tu parë.

Me NP “Varrezat e qytetit” ka një marrëveshje, për blerjen e materialeve ndërtimore, për të cilën siç pritet, sipas rekomandimeve të Antikorrupsionit, do të ndërpritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button