Osmani: Në Kërçovë fiton kuadër i BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim konfirmon se do të del me kandidat të tyre në Kërçovë në zgjedhjet lokale në mars të vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë përgënjeshtrohen zërat e sotshëm në mediat maqedonase të cilët duke u referuar siç thonë në burime anonime brenda BDI-së, paralajmëruan se BDI mund të mbështet kandidatin e VMRO-së në Kërçovë.

“Në Kërçovë do të dalim me kandidat tonin dhe ju siguroj se do të fitojmë. Të gjitha shkrimet që thirren në burime anonime nga BDI nuk janë burime të BDI-së, por janë shkrime tendencioze nga mediat” – tha Bujar Osmani për Portalb.

Ndryshe, BDI akoma taktizon me publikimin e emrave për kandidatë në zgjedhjet lokale. Nga kjo parti që më herët kanë paralajmëruar se gjatë muajit nëntor do të bëhet shqyrtimi i mundësive dhe pozitës në terren të kandidatëve potencial, pas çka do të fillojnë me promovimin e tyre./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button