Prej nesër anulohen kuotat për ilaçe në vendet turistike

Prej nesër anulohen kuotat në vendet turistike në Ohër, Resnjë, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli përkatësisht ilaçe me recetë që do të mund të merren pa kufizim, njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton META.mk.

Ky vendim, siç ka thënë Filipçe, është marrë për shkak se në vendet turistike, në periudhën e verës, për shkak të numrit të zmadhuar të mysafirëve dhe harxhimit të shpejtë të kuotave, shpesh ndodh që popullata lokale të mos mund t’i merr ilaçet me recetë për shkak se sasitë e parapara konsumohen nga turistët e qyteteve tjera.

Ai vlerëson që ky anulim selektiv i kuotave për ilaçe në barnatore nuk do t’i ndajë qytetarët në të favorizuar dhe të pa favorizuar, për shkak se kjo çështje nuk është rregulluar me ndonjë ligj ose me Kushtetutë, por me rregullore të Fondit për sigurim shëndetësor, që këtë mëngjes ka bërë ndryshime.

Sipas Filipçe, ky anulim është paralajmërim për anulim të plotë të kuotave në gjithë vendin, që do të ndodh në vjeshtë.

Kur do të ndodh kjo, tha Filipçe, pacientët do të mund të marrin nga barnatorja ilaçe me recetë vetëm në emër të tyre, përkatësisht do të mund të tregojnë letërnjoftimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button