Thaçi “harron” ta informojë Krasniqin për takimin me Daçiqin

Kryeministri Hashim Thaçi ka injoruar kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilin ka “harruar” ta takojë për ta informuar rreth takimit që ka zhvilluar ditë më parë me homologun e tij serb, Ivica Daçiqin.

Shefi i qeverisë kosovare, ndonëse është treguar i kujdesshëm me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeopozitarin Isa Mustafa e nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, të njëjtën “zemërgjerësi” nuk e ka treguar edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, i cili është edhe bashkëpartiak i Thaçit, shkruan “Zëri”.

Kjo shpërfillje e Thaçit në raport me Krasniqin shihet nga analistët politikë si “hakmarrje” e cila rezulton po ashtu në përçarjet e thella që kanë ndodhur dhe po ndodhin përditë në PDK, ndërmjet krahut të Thaçit dhe vetë Krasniqit. Ky i fundit, i pyetur nga “Zëri” se pse ju ka “harruar” kryeministri Hashim Thaçi, ai është përgjigjur shkurt: “Për këtë pyeteni Hashim Thaçin”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button