Pas tri tentimeve për vetëvrasje, është varur

Tridhjetë e katër vjeçari Orce Gjorgjiev, mbrëmjen mes të hënës dhe të martës rreth orës 3 të mëngjesit, në shtëpinë e tij në Vinicë, së pari i kishte prerë venat, por nuk ka arritur të vetëvritet.

Pastaj është goditur në ballë me një dru, por përsëri nuk ka pasur sukses. Herën e tretë ai është munduar të varet me një kabllo elektrike, por kablloja është këputur. 

Pas tri tentimeve të pasuksesshme, ai është varur me një gyp gome për ujë. Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe trupi i tij i është dhënë familjes./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button