Paralajmërim për stuhi tropikale në Kubë e Haiti

Metorologët kanë paralajmëruar për stuhi në Xhamajkë ndërsa pritet që stuhia tropikale Sandy të forcohet sot duke u kthyer në uragan në Karaibe. Edhe Kuba dhe Haiti janë paralajmëruar se mund të preken nga stuhia tropikale.

Ekspertët thonë se stuhia pritet të sjellë rreshje shiu në disa zona deri në më shumë se 50 centimetra, erëra të forta dhe përmbytje të mëdha.

Sandy është stuhia e 18 tropikale në stinën e stuhive të Atlantikut, stinë që filloi më 1 qershor dhe përfundon zyrtarisht më 30 nëntor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button