5 rregulla të thjeshta për përdorimin e celularit në plazh

Ka sjellje në plazh që mund të jenë të bezdisshme. Ndoshta nuk e kemi parasysh nëse e bëjmë, por ato ndodhin. Trendi Radar nga Samsung intervistoi një mijë e 500 të rinj midis moshës 25 dhe 35 vjeç për të kuptuar se si ata përdorin teknologjinë në plazh. Studimi tregoi se thuajse të gjithë njerëzit i marrin celularët me vete në plazh (88%), të informohen (85%), të gjejnë informacione dhe të përdorin aplikacionet më të zakonshme të udhëtimit (71%), të bëjnë fotografi dhe video (65%) dhe të qëndrojnë në kontakt me anëtarët e familjes (59%), transmeton Revista Class.

Por cilat janë rregullat e Millenials për përdorimin e celularit në plazh?

Hiqni zilen

Zëri i ziles shqetëson. Nëse fqinji i çadrës po pushon ose fle, nuk dëshiron të shqetësohet nga thirrjet dhe paralajmërimet e vazhdueshme nga mesazhet me tekst që vijnë. Vendoseni telefonin pa zile në plazh, vetëm me dridhje. Nëse prisni një telefonatë, mbajeni telefonin në dorën tuaj që të mos e humbisni përkundër ziles që mungon.

Mos përdor altoparlantin

Për hir të parajsës, askush nuk dëshiron të dëgjojë ato që ke për të thënë. Përdorni kufje. Kur jeni të rrethuar nga njerëzit ose je në timon, gjithmonë përdorni kufje. Ato janë shpikur posaçërisht për këtë gjë, mos e harroni.

Jo muzikë me volum të lartë

Dhe e njëjta vlen edhe për ato video fantastike që i gjejmë në rrjetet sociale. Ne i lëmë fqinjët në paqe dhe dëgjojmë muzikën tonë të preferuar me kufje. Ndoshta kur plazhi është zbrazur mund të dëgjoni muzikë me zë të lartë, po në raste të tjera nuk është normale.

Vendoseni telefonin larg

Ju jeni me pushime, mos e harroni këtë. Mos hidhni një sy në smartphone çdo minutë, por shikoni përreth dhe shijoni peizazhin.

Privatësia mbi gjithçka

Mos bëni telefonata, video apo foto ku mund të portretizosh edhe fqinjët e çadrës. Pak intimitet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button