Stano: Të presim vendimin e dhjetorit për Maqedoninë

Komisioni Evropian (KE) nuk dëshiron të zbulojë se cila do të jetë korniza për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë në fazën e hershme të negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Inicimi i zgjidhjes së kontestit mund të ndodhë nëse në Samitin e Dhjetorit të Këshillit të ministrave të BE-së pranohet rekomandimi i katërt me radhë për Maqedoninë të merr datë bisedimesh me Brukselin. Kështu është shprehur Peter Stano, zëdhënësi i komisarit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle për agjencinë e lajmeve Mia.

“Fillimisht duhet të presim vendimin nga Samiti i dhjetorit dhe më pas të hyjmë në detajet teknike për zgjidhjen e kontestit” tha Stano.

Funksionarë të lartë të BE-së i kanë thënë po të njëjtës agjenci se në dhjetor nga vendet anëtare të familjes evropiane do të pranohet rekomandimi për marrjen e datës së negociatave.

“Në raportin për IRJM është shënuar se KE është e gatshme për të përcaktuar një kornizë për zgjidhjen e kontestit me Greqinë në fazën e hershme të bisedimeve aderuese të Maqedonisë me BE-në dhe kjo do të ngërthehej në suaza të bisedimeve për emrin që OKB i ndërmjetëson. Ta presim vendimin nga Këshilli i ministrave të BE-së që shpresoj të jep dritë jeshile dhe më pas të fillojmë me pjesët teknike” tha Stano. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button