Nga e diela fillon llogaritja dimrore e kohës
![Ndryshimi i llogaritjes kohore është bërë tashmë praktikë në 70 shtete, kryesisht me pozicion në hemisferën veriore.](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/2C869EA0D920E184DE8B75A96C5272A5.jpg?fit=417%2C400&ssl=1)
Të dielën, më 28 tetor, do të fillojë llogaritja dimërore e kohës.
Akrepat e orës do të duhet të lëvizen një orë pas, ashtu që ora 3 e pasmesnatës, kur ndodh rëndom ndryshimi, do të llogaritet si ora 2.
Ndryshimi i llogaritjes kohore është bërë tashmë praktikë në 70 shtete, kryesisht me pozicion në hemisferën veriore.
Në Evropën Perëndimore, zhvendosja e akrepave ka nisur të praktikohet në fillim të viteve 70-të, me arsyetimin se me vazhdimin e ditës do të mundësohet kursimi i energjisë elektrike, do të rritet produktiviteti, do të përmirësohet përshtatshmëria e njerëzve, ndërsa dita e punës do të jetë më efikase./portalb/