Ndërpritet trafikimi i emigrantëve nga Pakistani

Katërdhjetë emigrantë nga Pakistani janë zbuluar dje nga ana e policisë kufitare tek rruga lokale drejt fshatit Vaksincë në Kumanovë.

Siç informojnë nga policia, tre prej tyre arritën të arratisen, ndërsa në arrati janë edhe trafikuesit që i transportonin emigrantët.

Patrulla kufitare policore i vërejti emigrantët në afërsi të hekurudhës. Ishin transportuar me dy automjete “opel omega” dhe një automjet “sead tolero”. Kur filloi të intervenojë policia, vozitësit u arratisën, ndërsa me to edhe tre ilegalë. Policia arrestoi 11 emigrantë, ndërsa arriti ta arrestojë edhe M.M, njërin nga vozitësit që transportonte pakistanezët. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button