OH ‘El hilal’ dhe ‘Solidariteti’ do të ndihmojnë skamnorët

Mish kurbani, veshmbathje dhe produkte të ndryshme ushqimore, edhe këtë vit me rastin e Kurban Bajramit, do tu ndahen gjitha atyre familjeve që janë të rrezikuara ekonomikisht nga ana e Organizatave humanitare ‘El-Hilal’ dhe ‘Solidariteti’.

Kryetari i OH ‘El-Hilal’, thotë se do të ndajnë ndihma dhe mish kurbani për më se 100 familje nga Shkupi.

“Siç dihet forma kryesore në shënimin e Kurban Bajramit është grumbullimi, therja dhe shpërndarja e mishit të Kurbanit. Organizata jonë veç më ka filluar me aktivitet për grumbullimin e autorizimeve për therjen e kurbanit nga e qytetarëve, dhe kështu zyrat tona janë të hapura dhe punojnë me një intensitet. Mishi i kurbaneve që do të theren do tu ndahet nevojtarëve që gjenden ne listat e OH El –Hilal, veç kësaj OH EL HILAH siç do Bajram tjetër ka edhe aktivitetet tjera me shpërndarjen e drekës së Bajramit, ëmbëlsirave të ndryshme për familjet e rrezikuara. 100 familje në Shkup do të marrin bakllavë nga EL-Hilali” tha Shehapi.

Sejfulla Bekteshi nga Organizata ‘Solidariteti’ thotë se në aktivitetet humanitare për hir të festës së Kurban Bajramit.

“Gjatë këtyre ditëve do të bëjmë shpërndarjen e disa pakove të cilat janë në kushte të rëndë ekonomike. Pastaj do të ndajmë vesh mbathje për jetimët, dhe fëmijët e skamnorëve të cilët janë të regjistruar në listat tona. Dhe gjithashtu do ta realizojmë bëjmë grumbullimin e mishit të Kurbanit, pastaj e shpërndajmë atë në ditën e dytë. Do të përfshijmë sa më shumë nevojtarë nga Shkupi, Tetova, Kërcovë, Veles, Dollnen…” tha Bekteshi.

Ndryshe besimtarët e konfesionit islam të enjten festojnë Kurban Bajramin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button