Thaçi: Betejat e humbura në kuvend nuk duhet të barten në rrugë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konference për media tha se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka respektuar rregullat dhe ligjet për protesta. Thaçi ka ftuar Kurtin që debatin e humbur në kuvend mos t’i bartë në rrugë.

Kryeministri i Thaçi tha se Policia e Kosovës është institucioni më i respektuar në vend dhe rajon , prandaj askush nuk duhet të ndjellë vëlla vrasje dhe urrejtje të pa nevojshme.

Vetëvendosjen, kryeministri Thaçi e ka quajtur grup politik që nuk pajtohet me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi por gjithashtu nuk pajtohet me konsensusin politik por nuk është e ndërgjegjshme të manipulohet me qytetet çdo ditë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button