ASH: Ligji i ri për arsim diskriminues për shqiptarët, debati publik u bë kur shkollat ishin pushim

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se Ligji i ri për arsim që u miratua dje në Kuvend, është diskriminues për shqiptarët, nuk janë konsultuar arsimtarët dhe profesorët, ndërkaq debati publik është organizuar në kohën kur shkollat janë në pushim kolektiv, njofton Portalb.mk.

“E ndjejmë të nevojshme ta informojmë opinionin se kemi të bëjmë me një ligj diskriminues për të gjithë të involvuarit në procesin mësimdhënës.  Neni 85, paragrafi 1 thotë: Për tu punësuar, një mësimdhënës, duhet ta njohë gjuhën dhe alfabetin cirilik dhe gjuhën në të cilën do të zhvillohet mësimi. Për të shkuar akoma më larg, paragrafi 2 e këtij neni thotë: “Drejtori I shkollës fillore formon komision të përbërë nga tre anëtarë të kuadrit mësimdhënës i cili do t’i testojë njohuritë e gjuhës nga pika 1 e këtij neni (lexo: gjuhës maqedonase)”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët

Sipas tyre, me këtë ligj krijohen dy kategori mësimdhënësish:

  • ata që sipas radhitjes në tekstin e ligjit, më të rëndësishme e kanë njohjen e gjuhës maqedonase sa atë shqipe
  • ata që duhet të njohin dy gjuhë dhe të tjerët që për punësim iu duhet vetëm gjuha amtare
  • ata që futen në testim njohurish dhe kolegët  që vendosin për fatin e tyre
  • ata që e japin lëndën e gjuhës maqedonase në paralele shqipe e që nuk testohen për njohuritë e gjuhës amtare të nxënësve të tyre.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu ka vërejtje edhe në lidhje me atë se në përpilimin e këtij projekt-ligji nuk janë konsultuar shkollat, arsimtarët dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejt në procesin e mësimdhënies., ndërkaq si[ shtojnë ata, ministri i Arsimit vendosi që debatin publik për këtë ligj ta organizojë me datë 26 korrik, në kohën kur shkollat dhe arsimtarët janë në pushim kolektiv, edhe pse drafti preliminar i të njëjtit ishte gati shumë kohë para përfundimit të vitit shkollor.

Duke qenë se me datë 29 korrik do të shqyrtohej në Komisionin për Arsim, deputetët e ASH-së përgatitën 10 amendamente të cilat u refuzuan pa përjashtim.

“Me keqardhje ju informojmë se në këtë komision kishte deputetë shqiptarë nga radhët e BDI-së që votuan kundër amendamenteve të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Ministri i Arsimit e interpretoi nenin si përpjekje për “inkluzion në arsim”, shtojnë nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button