Zyrtare: Sulmuesi italian u largua nga Milani
Milani zyrtarisht ka shitur sulmuesin 21-vjeçar Patrick Cutrone te Wolverhampton Wanderers për 18 milionë euro, plus katër tjera në bonuse.
Sulmuesi ka kryer testet mjekësore sot dhe ka nënshkruar kontratë me klubin e Premier Ligë.
Cutrone largohet nga Milani me 27 gola dhe shtatë asistime në 90 paraqitje për klubin.