Përfundon protesta, Kurti: Do rikthehemi shumë shpejt

Ka përfunduar protesta e lëvizjes “Vetëvendosje”. Kryetari i saj Albin Kurti, në fund ka paralajmëruar se protesta e radhës do të organizohet shumë shpejt. Ai këtë protestë e quajti fitore të “Vetëvendosjes”. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, të arrestuar janë 63 aktivistë.
 

Aktivistë dhe deputetët e lëvizjes Vetëvendosje protestuan kundër takimit të së premtes mes Kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit serb Daciç. Aktivistët kishin dashur të bllokonin hyrjet në ndërtesën e qeverisë, mirëpo u shpërndanë nga njësitë speciale të policisë së Kosovë. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, të arrestuar janë 63 aktivistë.
 

Protestuesit janë sprapsur dhe rikthyer disa herë te kordoni i policisë i vendosur në fillim të sheshit në ndërtim e sipër `Ibrahim Rugova`. Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është arrestuar gjatë kundërshtimit të policisë me motivacionin se sipas tij, ata nuk kishin të drejtë t`ua nderprenin rrugën. Por sipas policisë, ky tubim nuk ka qenë i lajmëruar. Me pas deputeti Kurti eshte arrestuar, ndersa Vetevendosje publikoi foto te deputetit Liburn Aliu,i cili pesoi lendime gjate protestes.
 

Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar për radion Europa e Lirë, se “protestuesit kanë mësyrë ndërtesën Qeverisë së Republikës e Kosovës. Me të arritur atje kanë ata kanë filluar të hedhin sende të ndryshme, mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë. Policia është detyruar të ndërhyjë, duke përdorur edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Lajme të ngjashme

Back to top button