Frankfurt, Lazim Destani në manifestimin për 100-Vjetorin e Shqipërisë

Akademi Solemne  me rastin e 100 Vjetorit të  Pavarësisë së Shqipërisë është mbajtur në Frankfurt të  Gjermanisë.

Në këtë akademi  ka marrë pjesë edhe biznismeni nga Tetova Lazim Destani i cili në fjalimin e tij përshëndetës tha se “Prania ime në këtë Akademi,  që mbahet pikërisht këtu në Gjermani, më sjell shumë emocione sepse Gjermaninë unë e kam si atdhe të dytë.

Shumë bashkëkombas të mi e gjetën të njëjtën ngrohtësi në gjirin e populli mik gjerman. Pra në shënimin e këtij jubileu, dua të falënderoj popullin gjerman dhe shtetin tuaj për mbështetjen e fuqishme që historikisht na keni dhënë. Për kontributin e madh që po vazhdoni të jepni në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy popujve tanë” tha Destani. 

 Ai më tej shtoi se “Me rastin e 100 vjetorit, afirmohen shumë ide të bashkimit kombëtar dhe askush nuk ka të drejtë të na e kontestojë këtë.  Por mund të bëhemi më praktik nëse fillojmë nga ideja e bashkimit ekonomik-që është vlerë më e theksuar evropiane. Tregu është mekanizmi më real për ti bashkuar vlerat ekonomike. Gjithë së bashku , mbi 7 milion. Kjo jo vetëm që tingëllon bukur dhe është shumë e nevojshme por është shumë reale dhe e mundshme me gjithë limitimet dhe pengesat ekzistuese. Edhe Zoti me Madhërinë e vet ka krijuar kompleksitet ekonomik në trojet gjithshqiptare-diku kemi shumë lumenj për hidroenergji, e diku kemi rezerva të mëdha termoenergjie, diku fusha pjellore e diku male me pyje, diku bregdete pushimi e diku terene skijimi,…por dora dhe mendja e njeriut nuk ka shfrytëzuar sa duhet gjith këtë dhuratë”.

 Ky manifestim është organizuarë nga Lidhja shqiptare në botë ku kanë marë pjesë edhe Ministri per diaspore, Ibrahim Makolli nga Kosova. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button