Propozimet e “Aman” kaluan testin e parë kuvendor

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot në senacën njëzëshëm miratoi qëndrimin e propozuar të shoqatës civile “Aman” për ndryshim dhe plotësim të ligjit për energjetikë, nismë e cila fillimisht ka për qëllim kthimin e tarifës së lirë ditore, bëri të ditur Plusinfo.

Komisioni vërtetoi se normat për ngritjen e nismës për ndryshim të ligjit janë respektuar ashtu që sipas rregullit është mbledhur numri i kërkuar dhe shoqa mund të fillojë me procedurën e mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve shtesë që propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për energjetikë të pranohet në rend dite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Shoqata “Aman” tani ka për detyrë të ngre peticion për mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve të cilat do të dorëzohen deri te kryetari i Kuvendit që propozim-ligi të gjendet për debat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button