Zjarre në çatinë e botës, në Arktik regjistrohen stina më e nxehtë

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është fokusuar tek temperaturat që thyen rekorde këtë javë, të tjerë kanë parë me shqetësim atë që po ndodh në qarkun arktik, njofton TCH.

Më shumë se 100 vatra zjarri aktive kanë çliruar dioksid karboni në qiell gjatë tetë javëve të fundit, sipas shërbimit të monitorimit të atmosferës, copernicus.

Në total, emetimi i dioksidit të karbonit nga zjarret, ka kapërcyer emetimin total vjetor të vendeve si Bullgaria, Hungaria apo Suedia.

Arktiku në fakt po përjeton sezonin më të keq të tij që kur regjistrimi i të dhënave ka nisur me zjarre të mëdha në Greenlandë, Siberi dhe Alaskë, që po prodhojnë re tymi që mund të shihen edhe nga hapësira.

Rajoni i arktikut ka regjistruar qershorin më të nxehtë të kohërave. Që nga fillimi i atij muaji, më shumë se 100 vatra zjarri janë djegur në qarkun arktik.

Organizata botërore e meteorologjisë, shërbimi i monitorimit të motit dhe klimës së kombeve të bashkuara, i ka quajtur zjarret në arktik, të paprecedenta.

Vetëm në qershor, sipas saj, zjarret në arktik kanë emetuar 50 megatonë dioksidkarboni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button