‘Nuk është serioze’, Komuna e Strugës, nuk komenton letrën e këshilltarëve maqedonas

Komuna e Strugës nuk ka ndërmend të komentojnë letrën , të cilën këshilltarët maqedonas të Këshillit të Komunës së Strugës u kanë dërguar ambasadorit amerikan  Paul D. Wohlers dhe kreut të pranisë së BE-së në vend, Aivo Orav.

“Nuk do të komentojmë atë që nuk është serioze për rrethanat në Strugë”, Ky është komenti i vetëm që mori Portalb, nga kabineti i Kryetarit të Komunës së Strugës, në lidhje me letrën që këshilltarët maqedonas të koalicionit “Për Strugën së bashku” u dërguan dy ambasadorëve, duke u ankuar se kryetari i Komunës së Strugës, po margjinalizon maqedonasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button