Riprogramuesit e qelizave marrin “Nobel” për Mjekesinë

Çmimi Nobel për Mjekësinë 2012 iu dha sot biologut britanik, John B. Gurdon dhe mjekut dhe studiuesit japonez, Shinya Yamanaka për riprogramimin e qelizave në qeliza burimore pluripotente, njoftoi juria.

“Zbulimet e tyre kanë modifikuar radikalisht të kuptuarit tonë për mënyrën sesi qelizat dhe organizmat zhvillohen. Kështu i kanë hapur rrrugën metodave të reja të diagnozës dhe kurave të sëmundjeve.”, ka qenë arsyetimi i ardhur nga komiteti i çmimit Nobel.

Fituesit do të marrim një çmim prej 8 milionë koronash, ose 929 mijë euro. Kjo për Mjekësinë është mirënjohja e parë e çmimeve prestigjoze që jepen çdo vit dhe që për herë të parë u dhanë në vitin 1901, me dëshirën e krijuesit të dinamitit Alfred Nobel. Nesër e pasnesër priten fituesit e Fizikës dhe Kimisë, ndërsa të premten shpallet çmimi i Kulturës, ku në garë është edhe Ismail Kadare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button